Tiranë – Kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet në kuadër të masave të marra për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. T., 37 vjeç, D. K., 54 vjeç dhe A. M., 60 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 42 leje drejtimi, nga këto 28 për shpejtësi tej normave të lejuara, 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për shkelje të tjera që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Janë vendosur 64 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 56 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 110 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 7 për shkelje të semaforit, 33 për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 187 për parkime të gabuara.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasve: A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump”, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale V. M ., 29 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore; E. D., 32 vjeç, pasi në bulevardi “Zhan Dark”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. D., i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.