Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një person i shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kanë lokalizuar dhe kapur shtetasin Roni Plaku, 36 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.