Tiranë – Kapen 2 shtetas që ishin në kërkim

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin E. Q., 38 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u kap shtetasja E. M., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.