Tiranë – I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, vihet në pranga 1 shtetas, në kërkim tjetri

Tiranë

I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.