📍Tiranë
Respektimi i ligjit dhe integriteti janë elemente thelbësore për një shoqëri!
Së fundi, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë, efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore 🚔, kanë ndaluar një shtetas i cili pas testit të alkoolit, ka rezultuar se e drejtonte automjetin, në ndikimin e alkoolit.
Me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., ka tentuar të korruptojë punonjësen e Policisë, duke i ofruar asaj, një shumë parash.
Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin ⚖️, por minon edhe besimin në institucionet tona.
Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe integritetit.
#RespektoLigjin #Integriteti #SiguriaRrugore 🛣️