Tiranë – Goditen dy raste të shitjes së lëndëve piroteknike

Gjatë kësaj jave janë konstatuar edhe 5 raste të tjera.

Procedohen penalisht pronarët të subjekve të konstatuar.

Sekuestrohet rreth 300 lëndë piroteknike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, nga kontrollet e përditshme në terren, në Astir, kanë konstatuar 1 dyqan ku shiteshin lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A.Xh, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, nga shërbimet e Komisariatit Nr.4, në rrugën “Dervish Hekali”, gjatë kontrollit në subjektin B.H, gjetën e sekuestruan një sasi lëndë piroteknike. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B.H, 66 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 300 fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia apelon për qytetarët që të denoncojnë rastet e tregtimit apo përdorimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm për ndëshkimin e shtetasve përgjegjës, si dhe i këshillon ata të shmagnin përdorimin e lëndëve piroteknike.