Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 36 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:
•I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•O. R., 22 vjeç dhe A. Rr., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.
•I. M., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l.
Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.