Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 10 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast. Si rezultat u arrestuan shtetasit B. G., 36 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në Daias u konstatuan me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases R. Sh., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në dyqanin e shtetases V. M.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Kallëzim i rremë”, i shtetasit Xh. C., 40 vjeç, pasi kishte bërë kallëzim, duke pretenduar se i kishin vjedhur mjetin, por nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë duke sajuar një ngjarje të pavërtetë.
Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 32 vjeç, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
-E. Ç., 19 vjeç, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
-G. B., 37 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.17 mg/l;
-E. V., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.53 mg/l;
– A. T., 36 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l;
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi L. T., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.