Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Damage 2”.
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Finaciare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkepunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor.
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 3 shtetas, shpallen në kërkim 9 shtetas të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në kuadër të procedimit penal 2084/2023, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasit:
- B. H., 43 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 31 vjeç, E. D., 37 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Githashtu janë shpallur në kërkim shtetasit: D. M., 67 vjeçe, T. M., 41 vjeç, D. D., 39 vjeç, F. P., R. R., 56 vjeçe, U. M., 64 vjeç, G. R., S. D., 34 vjeç dhe A. P., 51 vjeç, të gjithë banues në Itali.
Këta shtetas dyshohen se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 2 milionë eurosh.