Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Bad spin 6”

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 6”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

K. R., 27 vjeç, A. P., 32 vjeç, G. K., 57 vjeç, Y. Sh., 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. L., 21 vjeç.

5 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.