Tiranë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 3”.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.