Tiranë
Finalizohet operacioni i koduar “Qafmolla”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Qafmollë.
Vihet në pranga 37-vjeçari dhe kryeplaku i fshatit Qafmollë.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafmolla” si rezultat i të cilit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasit R. H., 37 vjeç dhe A. D., 52 vjeç(kryeplak i fshatit Qafmollë), pasi dyshohen se në fshatin Qafmollë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autor të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.