📍Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Drejtonte automjetin në efektin e drogave, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, kanë arrestuar shtetasin:
- A. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Elbasanit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.