Tiranë – Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin N. Gj., 45 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

O. Y., 25 vjeç, pasi në rrugën “George Bush”, punonjësit e policisë të Komisariati Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

•I. M., 16 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim E. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 20 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.