Tiranë
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. P., 32 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stefa” ka vjedhur motorrin në përdorim nga shtetasi J. A, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. B., 60 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale;
A. M., 20 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Porsche” ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.