Tiranë – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”. Në pranga edhe 3 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.H., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike si dhe ka përndjekur ish-bashkëjetuesen.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.C., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

A.K., 40 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese dhe në gjendje të dehur;

N.A., 50 vjeç dhe I.K., 49 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

• Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak : Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.