Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin H. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi H. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetaseje, si dhe e ka ngacmuar atë seksualisht.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. N., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin M. S., 20 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në rrugën “Andon Pano”, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 20-vjeçari së bashku me pasagjerin në motomjet, shtetasin F. S., 25 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 19.05.2024, në Fushë Krujë, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi A. H., 53 vjeç, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë.