Tiranë – Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

  • B. Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij;
  • A. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit A. K., 46 vjeç, dhe B. L., 54 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur, janë përfshirë në aksident me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.