Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. P., 26 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dyshohet se ka dëmtuar kamerën e dhomave të shoqërimit, si dhe ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policicë, i cili ka ndërhyrë për ta neutralizuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. P., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë së fëmijës së tyre të mitur, dhe më pas ka dëmtuar veten me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. G., 23 vjeç, banues në Pezë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e kunatit të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. L., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.