Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Kodër Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një biçikletë, në Kamëz.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen A. K., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetas.
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Tiranë, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një firme që merret me dezinfektimin e ambienteve. Ky shtetas, sipas kontratës së nënshkruar me një shkollë private në Lundër, dyshohet se nuk ka marrë masa për dezinfektimin e shkollës, dhe si pasojë një nxënëse, është pickuar nga një gjarpër.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.