Tiranë – Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin R. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë.