Tiranë/Arrestohen 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën dhe ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, po nga këta specialistë u arrestua shtetasi N. S., 46 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase, si dhe ka kanosur bashkëshortin e saj.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– K. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

– F. Gj., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe dyshohet se ka kanosur dhe goditur me grusht një punonjës policie.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

– N. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

– H. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (pincë) vëllanë e tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– E. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dhe me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash;

– A. S., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Anton Lufi”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur tri automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale;

– F. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në kryqëzimin e Rrugës Bardhyl me rrugën “Hoxha Tahsim”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen Xh. D., i cili nga zhvendosja ka goditur automjetin me drejtues shtetasin K. Rr. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.