Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:
R. G., 28 vjeç dhe Xh. G., 22 vjeç (vëllezër), B. K., 38 vjeç dhe R. K., 30 vjeç (vëllezër), të gjithë banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta;
E. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një 48-vjeçare, se më datë 04.11.2024, në lagjen “11 Janari”, 39-vjeçari ka kryer veprime të natyrës seksuale ndaj saj;
H. H., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim administratori i subjektit ku 72-vjeçari punon si rojë, se ky shtetas ka vjedhur disa pajisje elektrike.
Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin Xh. D., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Shyqyri Alimerko”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin të cilin rezultoi se e drejtonte pa qenë i pajisur me leje drejtimi.
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur më datë 04.12.2024, në një lavazh në fshatin Metoq, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 3 shtetas goditën me sende të forta shtetasin B. A., 19 vjeç, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë ka ndaluar 3 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit F. P., 21 vjeç, G. M., 19 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, të tre banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.