Rrugorët e Tiranës përgjatë javës, kanë ndjekur dhe zbatuar detyrimet e planit të veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore, si dhe patrullimet me përzgjedhje gjatë fundjavës, për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore, si drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit, shpejtësia mbi normat e lejuara, etj.
Në funksion të planit të veprimit, përgjatë javës
• janë arrestuar në kushtet e flagrancës 23 shtetas, nga të cilët 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 11 të papajisur me leje drejtimi si dhe 3 drejtues mjeti për veprën penale “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
• janë pezulluar 90 leje drejtimi, nga të cilat 38 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 18 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• janë proceduar administrativisht 102 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtese pamore dhe zanore.
• janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular, gjatë drejtimit të mjetit.
• janë proceduar administrativisht 190 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.
• janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• janë vendosur 2450 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.