Sekuestrohen 3 kilogramë e 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse.
Vihet në pranga poseduesi.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në fshatin Xhafaj, Memaliaj, shtetasi B. K. posedonte lëndë narkotike, ushtruan kontroll në banesën e tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B. K., u gjetën 3.75 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një armë gjahu pa lejen përkatëse.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi B. K., banues në fshatin Xhafaj, Memaliaj.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
——————–
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në një subjekt privat. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti (dorezë metalike).
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.