Tepelenë – Finalizohet operacioni policor i koduar “KANIONET”

Tepelenë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “KANIONET”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Tepelenë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër.

Sekuestrohet rreth 46 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe disa fidanë kanabis.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi A.Z. dispononte lëndë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar dhe finalizuar operacioni “KANIONET”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A.Z., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Nivicë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 46 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe në oborr dhe në afërsi të banesës u gjetën disa kubikë ku ishin kultivuar fara kanabis .

Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”,.