Të vegjlit e shkollës “Ali Demi” mirëpriten në Policisë e Shtetit.
Nxënësit e klasave fillore të shkollës “Ali Demi” kanë vizituar ditën e sotme ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku janë pritur nga Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Menaxhimit dhe Drejtimit Fatmir Lleshaj.
Njëkohësisht, nxënësit janë pritur edhe nga Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, i cili i ka falënderuar nxënësit që kanë dëshirë të vizitojnë ambientet e Policisë dhe është shprehur se ata duhet ta shikojnë punonjësin e Policisë si mikun e tyre më të mirë.
Më pas, nxënësit janë njohur nga Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, me rregullat e qarkullimit rrugor.
Nxënësit kanë vizituar edhe Sallën e Drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku shefi i Sallës së Drejtimit Gëzim Zhupa i ka njohur nxënësit me mënyrën se si merret, përpunohet dhe shpërndahet informacioni.