Në kuadër të bashkëpunimit Polici – Shkollë, me qëllim sensibilizimin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, Drejtoria e Policisë Rrugore në bashkëpunim me nxënësit e klasave të IV-ta të shkollës “Fan Noli”, zhvilloi një orë sensibilizuese.
Gjatë aktivitetit, nxënësve iu shpërndanë broshura me rregulla për sigurinë rrugore, shenja dalluese fosforeshente, si dhe u transmetuan disa pjesë filmike, për të konkretizuar rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, të mospërdorimit të celularit dhe alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, qarkullimin brenda normave të lejuara, si dhe të respektimit të sinjalistikës rrugore, qoftë nga drejtuesit e mjeteve ashtu edhe nga këmbësorët.
Aktivitete të tillla sensibilizuese do të shtrihen në të gjitha shkolla 9 – vjeçare në të gjithë vendin