Shpallje për shprehjen e interesit nga punonjësit e Policisë së Shtetit për të ndjekur studimet në Akademinë e Shërbimit të Lartë Policor të Policisë Federale Gjermane.
Kriteret
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret:
- Të kenë gradën komisar-kryekomisar;
- Të kenë kenë përfunduar të paktën studimet e larta në ciklin e parë, Bachelor. Preferohet përfundimi i studimeve të larta në fushën e menaxhimit/administrimit publik, por do të merren në konsideratë edhe kandidatë që kanë mbaruar studimet në fusha të tjera.
- Të kenë trajnime/kualifikime në fushën e sigurisë publike;
- Të kenë dy vlerësimet e fundit të aftësive individuale të punës mbi 80% të vlerësimit të përgjithshëm;
- Të kenë rekomandim nga eprori i drejtëpërdrejtë për ndjekjen studimeve, si kandidatë me perspektivë në pozicione menaxhimi në Policinë e Shtetit;
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze (aplikantët do t’i nështrohen testimit për njohuritë e gjuhës angleze);
- Të jenë nën moshën 40 vjeç;
- Njohja e gjuhës gjermane përbën avantazh.
Dokumentet
Aplikimi duhet të shoqërohet edhe me dorëzimin e dokumenteve:
- Jetëshkrimi në formatin standard (CV), ku pasqyrohet shkollimi, studimet paraprake, zhvillimi dhe rritja profesionale në karrierë;
- Diploma/t Bachelor/Master;
- Certifikata për trajnime/kualifikime në fushën e sigurisë publike;
- Dëshmi për gjuhët e huaja anglisht, gjermanisht;
- Letër motivimi ku të shprehen arsyet dhe motivimi personal për aplikim, një vlerësim mbi karrierën dhe personalitetin e kandidatit dhe përshtatshmërinë me Masterin në fjalë;
- Rekomandimi i eprorit të drejtëpërdrejt.
Afati
Pranimi i aplikimeve përfundon në datë 28 Shkurt 2020. Çdo aplikim pas kësaj date do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të shqyrtohet.
Komisioni i Vlerësimit do të përfundojë vlerësimin e kandidaturave brenda datës 15 mars 2020.