Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i kësaj ngjarje.
Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit të shpejtë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 25.08.2020, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit E. D., 35 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri duke i plagosur në këmbë, shtetasit E. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Bradhaj, Shkodër, dhe N. M., 24 vjeç, banues në Shkodër, të cilët pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Shkodër janë larguar për në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.