Nga strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me DVP Tiranë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Hazis Isenlikaj, 46 vjeç, banues në Mat,
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendim të formës së prerë Nr.429 me datë 27.06.2017, e ka denuar me 8 (tetë) vite burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.