Shkodër
U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur në një dyqan, vihet në pranga 61-vjeçari.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë patrullimeve në terren, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar pas mesnate, në lagjen “Qemal Stafa”, një shtetas që kishte hyrë për të vjedhur në një dyqan veshjesh. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G. T., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, gjatë javës së kaluar, ka vjedhur 3 herë të tjera në këtë dyqan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.