Shkodër – Tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani, arrestohet autori

Shkodër

Tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon vjedhjen.

Kapet në flagrancë brenda në dyqan, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, 36-vjeçari.

Sekuestrohen 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte me dhunë.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi:

B. K., 36 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.