Shkodër
Tentoi të digjte banesën e kushëririt, vihet në pranga 58-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.