Shkodër
“Sheh diçka, thuaj diçka”.
Gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në shkollën e mesme “28 Nëntori”, me iniciativë të Prefektit të Qarkut dhe me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale, u zhvillua një aktivitet sensibilizues në mbështetje të Policisë.
Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendësministrat e Brendshëm Besfort Lamallari dhe Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, përfaqësues të komuniteteve fetare, të institucioneve si dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit.
Gjatë aktivitetit Prefekti i Qarkut, si dhe përfaqësues e gjimnazistë, përcollën mesazhe në mbështetje të Policisë, si dhe nevojën e përfshirjes të çdo qytetari për të kontribuar për sigurinë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke falënderuar organizatorët për këtë nismë mjaft efikase, ka garantuar qytetarët dhe të rinjtë e Shkodrës, por dhe të gjithë Shqipërisë se anonimati është i garantuar, ndaj të mos hezitojnë për të adresuar paligjshmërinë që mund të konstatojnë në jetën e përditshme.
Veliu ka theksuar se tashmë komuniteti është aleati më i rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe se gjatë këtij 4-mujori, janë goditur qindra raste të paligjshmërisë, falë adresimit të qytetarëve.
Më pas të gjithë të pranishmit kanë bërë një marshim në rrugët e qytetit, në shenjë solidarizimi dhe mbështetjeje për Policinë e Shtetit.
Më poshtë fjala e plotë e Prefektit të qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri
Të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, bashkive, subjekteve politike, përfaqësues të OJF-ve , mësues, nxënës, qytetare.
E nderuar Zv/ministre, i nderuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, të nderuar përfaqësues të Policisë së Qarkut Shkodër.
Faleminderit që jeni sot këtu dhe merrni pjesë në këtë aktivitet sensibilizues për një mjedis më të sigurt.
Prefektura e qarkut, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale, ka ndërmarrë një nismë nën moton “Sheh diçka thuaj diçka”, nismë e cila është në të mirën e të gjithë komunitetit të qarkut tonë.
Tashmë është koha që të merremi me gjëra që na bashkojnë dhe jo me gjëra që na ndajnë.
Siguria dhe rendi publik ne qarkun Shkodër, është një ndër arsyet kryesore që duhet të na bashkojë.
Krimi jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën nuk ka ngjyrë, nuk ka fe, nuk ka politikë, krimi ka vetëm një qëllim, të vrasë shpresën.
Ndaj sot jemi të gjithë këtu, primarët brezi i ri, përfaqësuesit e kulteve fetare, qytetarë e punonjës Policie.
Jemi këtu për të filluar një marrëdhënie të re mes Policisë, komunitetit dhe të rinjve. Jemi këtu për të gjetur format e bashkëpunimit, me qëllim që të mposhtim të keqen, të krijojmë një ambient sa më të sigurt.
Jemi këtu për të mbështetur Policinë e qarkut, pasi ajo e vetme pa ndihmën e të gjithëve ne, nuk mund ta luftojë sa e si duhet krimin.
Nën moton “Sheh diçka thuaj diçka”, duam që të sensibilizojmë të gjithë komunitetin e këtij qarku, që të bashkëpunojë me Policinë, të denoncojë rastet e paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 apo siç e dimë në 129, në Komisariatin Dixhital e në çdo mundësi tjetër, se vetëm kështu mund të garantojmë një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë.
Denonconi çdo paligjshmëri dhe ju siguroj se do t’ju garantohet anonimati, denonconi edhe ata që nuk bëjnë detyrën apo shpërdorojnë besimin tuaj.
Sot, në këte orë në qarkun Shkodër, në të gjitha bashkitë bëhet një fushatë sensibilizuese për Policimin në Komunitet.
Zgjodhëm nxënësit që të ndajnë fletëpalosjet me shkrimin “SIGURIA, KONTRIBUT I TE GJITHËVE, MBESHTESNI POLICINË E SHTETIT PËR TË LUFTUAR PALIGJSHMËRINË. BASHKË PËR TË KRIJUAR NJË AMBIENT MË TË SIGURT”
Kjo nismë do ketë jetë dhe triumf, pasi nismëtarë dhe përçues të nismës janë të rinjtë, ata që me fuqinë e tyre shembin muret e së keqes dhe ndërtojnë kalanë e shpresës për një ambient më të sigurt.
Në të gjitha bashkitë e qarkut tonë pas pak, nënësit e shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare do sensibilizojnë gjithë komuntetitn nëpërmjet shpërndarjes së flet palosjeve dhe posterave, për të përcjellë një mesazh të vetëm:
Të iniciojmë sëbashku me të rinjtë këtë nismë, pasi gjatë kësaj periudhe në takimet tona me banorë të qarkut, kryefjala e çdo takimi ishte dhe është “siguria dhe rendi publik” ndaj unë sot ftoj të gjithë banorët e qarkut, të mbështesin Policinë e Shtetit në punën e saj të përditshme.
Ajo që unë garantoj sot, është se qarku ynë ka më shumë vëmendje.
Qarku Shkodër duhet të jetë i sigurt dhe i aftë për të garantuar një shoqëri dhe mjedis ku mbizotëron ligji, qetësia dhe harmonia.
Vizitorët tanë duhet të ndihen të sigurt gjatë vizitave të tyre dhe për të arritur kete standart, duhet ndihma juaj, duhet bashkëpunimi juaj.
Një mjedis i sigurt do të thotë me shumë Garanci për jetën, familjen, biznesin, të ardhmen, prandaj të dashur banorë të qarkut tonë, është koha të merremi me gjerat që na bashkojnë
Faleminderit