Shkodër – Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej tyre edhe për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave të DVP Shkodër për parandalimin, evidentimin dhe arrestimin e personave që mbajnë armë pa leje, u arrestua në flagrancë shtetasi K. F. 19 vjeç, banues në fshatin Reç, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Arrestimi i ti u bë pasi në plazhin e Velipojës, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është ndaluar nga policia, ku si pasojë ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë dhe mjeti tip Benz.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua shtetasi Gj. H., banues në fshatin Barbullush, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një tokë në afërsi të banesës së tij u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Automatik model 56, me një krëhër me fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.