Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendtakimi”.

Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me municion luftarak.

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.

Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. N., 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte shtetasi M. N.. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të metejshme.