Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

U kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për t’u larguar me automjetin që sapo e kishte vjedhur, vihet në pranga 40-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi M. Zh., për vjedhjen e automjetit të tij, mbrëmjen e djeshme, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, u u vu në pranga shtetasi A. D., 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, në tentativë për t’u larguar me automjetin e shtetasit M. Zh., të cilin sapo e kishte vjedhur në këtë lagje.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.