Falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë të Policisë u arrestua në flagrancë një shtetas. Sekuestrohet arma e zjarrit.
Nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja falë reagimit të shpejtë dhe në kohë rekord u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I. 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Guerile” Shkodër, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, ku menjëhere janë dërguar shërbimet e Policisë ku kanë bërë neutralizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit,(një kallashnikov).
Materialet iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 274 e 278 të Kodit Penal.