Shkodër
Dëmtoi me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., reagimi në kohë i Policisë çon në pranga pas minutash, autorin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë, falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Shkodër, të shtetasit Gj. D., 50 vjeç, i cili u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftofta”.
I dëmtuari, shtetasi A. F., po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.