Në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestohen dy shtetas për shpërndarje dhe shitje të narkotikëve.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe në kuadër të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve R. K. 27 vjeç dhe F. D. 25 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 2, Cërrik, Elbasan.
Arrestimi u bë pasi në vendin e quajtur “Rrotondoja e Bardhajve”, në dalje të qytetit të Shkodrës, këta shtetas janë ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur në çanta një sasi prej 37.8 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.