Shijak – Vodhi para dhe produkte, në një lokal, gjatë natës, vihet në pranga 29-vjeçari

Shijak

Vodhi para dhe produkte, në një lokal, gjatë natës, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 29-vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. Ll., 29 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në një lokal në Shijak, një shumë parash dhe pije alkoolike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.