Shijak – Kanosën me mjet prerës (thikë) dy shtetas dhe iu morën celularët, identifikohen 2 autorët

Shijak

Kanosën me mjet prerës (thikë) dy shtetas, dhe u morën celularët, ndërhyrja në kohë e Policisë identifikoi dhe çoi në pranga një prej autorëve, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Shijak, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Shijak, (i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi).

Këta shtetas në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Njësia Administrative Xhafzotaj, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), kanë kërcënuar dy shtetasit H. K, dhe E. D, duke ju marrë telefonat, dhe më pas janë larguar me një automjet tip benz.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe arrestuar njërin prej autorëve dhe vijon puna intensive për kapjen e autorit tjetër i cili braktisi automjetit dhe u largua me shpejtësi në këmbë.

Në cilësinë e provës materiale Policia sekuestroi automjetin tip benz i përdorur nga autorët e ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.