Shëngjin/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vihen në pranga 2 shtetas që shisnin doza kanabisi në afërsi të shkollave.
Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur, të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje dhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se disa shtetas posedonin sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të cilët e kishin ndarë në doza gati për shitje pranë shkollave, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për goditjen e këtij rasti.
Si rezultat, në Shëngjin, janë kapur në flagrancë shtetasit P. G. dhe A. D., të cilëve gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje dhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 24 vjeç dhe A. D., 21 vjeç, të dy banues në Shëngjin. Gjithashtu nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur që dyshohet se janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i shisnin dozat e lëndës narkotike, në afërsi të shkollave të Shëngjinit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.