Sarandë – Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari

Sarandë

Ushtronte veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, në subjektin e tij, vihet në pranga 52-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin (dyqanin) e shtetasit I. A., në lagjen nr.1, Sarandë, u konstatua një celular që shërbente për vënien e basteve sportive, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua shtetasi I. A., 52 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.