Sarandë – U kap në flagrancë duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, të cilat do t’i shiste pa fatura, në Sarandë, procedohet penalisht 34-vjeçari

Sarandë

U kap në flagrancë duke transportuar pajisje elektroshtëpiake të kontrabanduara, të cilat do t’i shiste pa fatura, në Sarandë, procedohet penalisht 34-vjeçari.

Sekuestrohen 328 pajisje me vlerë rreth 1 500 000 lekë dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se 1 shtetas po transportonte nga Tirana në Sarandë, mallra të kontrabanduara, me qëllim shitjen, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë goditën këtë rast paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në automjetin tip “Benz” që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën pa fatura shoqëruese, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 328 pajisje elektroshtëpiake, me vlerë rreth 1 500 000 lekë, të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe se po transportoheshin me qëllim shitjen me pakicë, në qytetin e Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.