Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojne mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.
Në funksion të kontrolleve për shkeljet që konsiderohen burim për aksidentet rrugore, janë verifikuar dhe:
• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjëndje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
• Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për shkelje të semaforit 76 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 229 drejtues mjetesh.
• Janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë 216 drejtues mjetesh.
# StopShkeljeveQëVrasinJetën
# DisiplinoVetenNëDrejtim
# SiguriaDetyrëeTëGjithëve