Rinas/Verifikime të hollësishme, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim, që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga Republika e Shqipërisë.
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Gate”, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
- D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet belge i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Belgjikë.