Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Vijojnë kontrollet në territor, si dhe puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Janë finalizuar 2 operacione policore në  Gjirokastër dhe në Durrës, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale në familje dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes.

Gjithashtu, janë zhvilluar dy faza të operacionit policor të koduar “Fast”, gjatë të cilave u kapën dy shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Janë kapur/ndaluar 2 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 6 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi të dyshuara të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është proceduar penalisht 1 shtetase, pasi dyshohet se ka goditur, për shkak të detyrës, kryeinfermieren e një poliklinike.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas për keqpërdorim të thirrjeve telefonike dhe veprime që pengojnë ekzekutimin e vendimit të gjykatës.

Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetase, pasi në lokalin e saj u konstatua se luhej muzikë jashtë orarit të lejuar, si dhe ushtronte aktivitet tregtar pa dokumentacionin përkatës.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 5 raste, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 4 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 4 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Janë evidentuar 2 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kompjuterike/kibernetike, për të cilin po punohet për identifikimin e autorit/autorëve.

Janë proceduar penalisht 10 shtetas dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. Gjithashtu, është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Ndërsa, 1 shtetas është shpallur në kërkim, pasi është larguar nga vendi i aksidentit.

Në Fier u arrestua shtetasi V. M., 61 vjeç, banues në Fier, pasi, gjatë drejtimit të automjetit, ka aksidentuar shtetasin N. P., 85 vjeç, banues në Fier, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 4 shtetas për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandë me mallra të tjera.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet