Vijojnë kontrollet në territor, puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, është finalizuar 1 operacion për zbardhjen e vjedhjeve.
Janë kapur 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi turk N. D., 67 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi në PKK Hani i Hotit, në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte ky shtetas, u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan 8 pako (me peshë totale rreth 4 kg), të cilat përmbanin produkte të dyshuara të përziera me lëndë të dyshuara narkotike.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 7 raste, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Korçë, mësues në një shkollë në Korçë, pasi dje një 17-vjeçare, nxënëse e kësaj shkolle, ka kallëzuar se rreth një muaj më parë, 38-vjeçari ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj saj, në ambientet e shkollës.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar, 5 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 11 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 4 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Cërrik/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Shtërmen, dyshohet se për shkak të shkak të shkarkesave të rrufeve gjatë stuhisë, ka rënë zjarr në bazën ushqimore të bagëtive, në pronësi të shtetasit E. P. Si pasojë është djegur ushqimi për bagëtitë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 5 raste, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 6 raste, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kibernetike janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 2 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit:
Th. P., 63 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Dje pasdite, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin “Fier–Vlorë”, mjeti ekskavator pa targa dhe pa sinjale ndriçimi, që drejtonte shtetasi Th. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Fier, punonjës policie, i cili ka humbur jetën në vendngjarje;
B. C., 48 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Librazhd–Elbasan”, në fshatin Mengël, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasin S. B., 83 vjeç, këmbësor, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 83-vjeçari është në kujdesin e mjekëve.
Është arrestuar 1 shtetas që ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas që nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë.
Është arrestuar 1 shtetas që posedonte armë të ftohtë dhe janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Policisë Kufitare arrestuan 1 shtetas dhe proceduan penalisht 3 shtetas për falsifikim dokumentesh, kalim të paligjshëm të kufirit dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Durrës/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 06.11.2026, për ngjarjen në fshatin Rrushkull, Manëz, ku shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, goditi prindërit e tij, informojmë se babai i tij, shtetasi S. K., 72 vjeç, pas disa ditësh në spital, ka humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra.
Tiranë/Informacion paraprak – Mbrëmjen e djeshme, në Astir, një shtetase 14 vjeçe dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte.
Aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.
